image Presidenti i Partive Popullore Evropiane-Hotit: Është momenti të rifillojë dialogu me Serbinë

Kosovë

Presidenti i Partive Popullore Evropiane-Hotit: Është momenti të rifillojë dialogu me Serbinë

news image

Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, i ka shkruar presidenti i Partive Popullore Evropiane, Donald Tusk, për ta uruar për marrjen e detyrës së re.

Në letrën e Tusk thotë se dialogu Kosovë-Serbi duhet të rifllojë me një energji të re. Madje, ai shkruan se LDK duhet të udhëzohet nga vlerat e EPP-së për parimet e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.

“Në lidhje me secilën nga këto sfida, ju uroj juve dhe ekipit të LDK-së të gjitha të mirat dhe shumë suksese. Jam i bindur se do të udhëzoheni nga vlerat tona të EPP-së dhe se parimet e sundimit të ligjit, pavarësia e gjyqësorit dhe lufta kundër korrupsionit do të jenë të larta në agjendën tuaj. Dialogu me Beogradin gjithashtu duhet të rifillohet me energji të re: me të vërtetë, duket se tani është një moment i ri për këtë” shkruan në letrën drejtuar Hotit.

Tusk përveç tjerash thotë se mezi presin të shohin në të ardhmen një  LDK të fortë

“Më lejoni të përfundoj duke nënvizuar se ne jemi të lumtur në familjen tonë të EPP të kemi LDK-në si anëtare, parti e themeluar nga Ibrahim Rugova dhe e udhëhequr tani nga lidershipi i Isa Mustafës. Shpresojmë të shohim dhe mezi presim të shohim, në të ardhmen, gjithashtu, një LDK të fortë dhe të bashkuar në shërbim të interesave më të mira të Kosovës dhe qytetarëve të saj”, thuhet  në letrën e Tusk.

Ai gjithashtu ka shkruar se emërimi i Hotit ka ardhur në kohën kur Kosova po përballet me sfida të mëdha. /GazetaSinjali/