image Presidenti i Maltës gjatë takimit me Kurtin: Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave

Politikë

Presidenti i Maltës gjatë takimit me Kurtin: Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim në ndërtesën e Qeverisë, Presidentin e Republikës së Maltës, George Vella, i cili po qëndron një vizitë zyrtare në vendin tonë. 

Presidenti Vella, ka deklaruar se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në BE.

“Mbështetja e Maltës për Kosovën ka qenë përherë e sinqertë dhe se do të vazhdojë të jetë e tillë edhe më tej. Ajo mbështetë plotësisht perspektivën evropiane të Kosovës, konsideron se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave dhe është e gatshme që të ndihmojë Kosovën në anëtarësimin e mëtutjeshëm në organizata ndërkombëtare dhe me vendet mos-njohëse. Marrëdhëniet tona dypalëshe nuk kanë kufij”, ka thënë Vella. 

Kryeministri Kurti e njoftoi Presidentin Vella për qeverisjen dhe progresin në vend, indikatorët ekonomikë dhe arsyet se pse Kosova paraqet mundësi të mirë për investitorë të huaj.

Më tutje, Kurti u shpreh falënderues për mbështetjen në kohë të vështira për vendin dhe mirënjohës për njohjen, përkrahjen në organizata ndërkombëtare, në veçantë gjatë procesit të anëtarësimit në Bankën Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të Maltës me Republikën e Kosovës,

Në takim gjithashtu u fol edhe për bashkëpunimin rajonal, Procesin e Berlinit, perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, ballafaqimin me krizën evropiane energjetike dhe sigurinë e rajonit e të kontinentit pas agresionit të provokuar të Federatës Ruse ndaj Ukrainës.

/GazetaSinjali/