Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka anuluar vizitën e sotme në Bosnje dhe Hercegovinë, ku është dashur të vizitojë Travnik dhe Nova Bila.
Vendimi për anulimin e vizitës është bazuar në vlerësimin e sigurisë nga institucionet kompetente të Republikës së Kroacisë, thuhet në deklaratë pa detaje të tjera.
“Presidenti Milanoviq shpreh keqardhjen që nuk do të marrë pjesë në përkujtimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme për kroatët e Luginës së Lashvës dhe shpreh mbështetjen dhe mirënjohjen e madhe për organizatorët e përkujtimit për ruajtjen e kujtimit të kolonës humanitare “Rruga e Bardhë për në Nova Bila dhe Bosna”, thuhet në njoftim, raporton klix.ba./GazetaSinjali/