image Presidenti i Kinës pritet të takohet me Putin

Botë

Presidenti i Kinës pritet të takohet me Putin

news image

Pas më shumë se dy viteve, presidenti kinez Xi Jinping do të udhëtojë për një vizitë zyrtare në Azinë Qendrore. Ai do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Jinping, të mërkurën do të ketë një vizitë shtetërore në Kazakistan.

Më pas qyteti Samarkand i Uzbekistanit do të jetë vendtakimi i Putin me të parin e Kinës. Të dy liderët botëror do të takohen në kuadër të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.

Asistenti i Putin për politikën e jashtme, Yuri Ushakov, u tha gazetarëve javën e kaluar se presidenti rus pritej të takohej me Xi në samit. Kremlini nuk pranoi të jepte detaje për bisedimet e tyre.

Kina ende nuk ka konfirmuar planet e udhëtimit të Xi, shkruan Reuters.

/GazetaSinjali/