image Presidenti i Këshillit Evropian thirrje Kurtit e Vuçiqit: Largojini Policinë e barrikadat nga veriu

Evropë

Presidenti i Këshillit Evropian thirrje Kurtit e Vuçiqit: Largojini Policinë e barrikadat nga veriu

news image

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka reaguar ndaj situatës në veri, ku i njëjti ka kërkuar që të shtensionohet situata dhe të vijojë procesi i negociatave.

Përmes një postimi në Twitter, Michel i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që në kontakt me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak, të zmbrapsen dhe të largojnë Njësinë Speciale bashkë me barrikadat e vendosura.

“Është koha si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, Aleksandër Vuçiq dhe Albin Kurti të tërhiqen, duke përfshirë tërheqjen e Njësive Speciale të Policisë dhe barrikadat, dhe të vazhdojnë negociatat me përfaqësuesit special të BE-së”, ka shkruar ai. /GazetaSinjali/