Presidenti Iranian Hassan Rouhani sot deklaroi që Irani po punon çdo ditë për të ndaluar luftën, e cila filloi një përballje reciproke me ShBA-në pas vrasjes së gjenerealit, Kasem Soleimani, transmeton Sinjali.
“Qeveria po punon përditë për të parandaluar një përballjes ushtarake ose luftën dhe ky është edhe shqetësimi im i përditshëm”, tha Rouhani, gjatë një fjalimi në televizion.
Kjo rritje e fundit e tensioneve ngjalli thirrje botërore për ulje të tensioneve, nga frika e një përhapjeje të gjerë në Lindjen e Mesme.