image Presidenti i Gjermanisë uron Pavarësinë e Kosovës, përmend edhe marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë

Kosovë

Telegram/ Presidenti i Gjermanisë uron Pavarësinë e Kosovës, përmend edhe marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë

news image

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, përmes një letre dërguar presidentit Thaçi, ka uruar përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë letër, ai ka shkruar edhe për marrëdhëniet e mira që kanë dy vendet, Gjermania dhe Kosova.

“Kosovën dhe Gjermaninë i lidhin marrëdhëniet e mira afatgjate. Në këto dymbëdhjetë vjet të pavarësisë saj Kosova ka bërë një rrugë të gjatë. E megjithatë ajo edhe më tej ndodhet para detyrave të mëdha”, ka shkruar presidenti gjerman.

Mirëpo, as Steinmeier nuk la pa përmendur arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Krahas kësaj, qenësore për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi është që të ketë progres në drejtim të arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, e cila kontribuon në stabilitetin e të gjithë rajonit. Në këtë çështje Gjermania edhe në të ardhmen do të qëndrojë si partnere përkrah Kosovës”, ka shkruar Steinmeier./Gazeta Sinjali/