image Presidenti i Francës Macron thotë se e kanë fituar betejën e parë me COVID-19

Botë

Presidenti i Francës Macron thotë se e kanë fituar betejën e parë me COVID-19

news image

Presidenti i Francës Emmanuel Macron, sonte ka deklaruar se Franca kishte nevojë të shpallte një jovarësi nga shtetet si Kina dhe SHBA-ja, duke thënë se kjo është fitorja e parë kundër koronavirusit.

Kriza e koronavirusit ka treguar sesa e varur Franca dhe pjesa tjetër e Evropës janë nga zinxhirët e furnizimit nga Kina dhe pjesët e tjera të botës.

“Ky tundim ka treguar mangësi dhe dobësi: varësia jonë nga kontinentet e tjera në sigurimin e disa mallrave,” tha Macron në një fjalim televiziv, duke përmendur se ai dëshiron që Evropa të marrë një mësim nga kjo.

“E vetmja përgjigje është të ndërtojmë një model të ri, më të fortë ekonomik, dhe më shumë punë dhe prodhim në mënyrë që të mos jemi të varur nga të tjerët.”

Presidenti Macron njoftoi se ai do të shpejtojë planet për hapjen e vendit dhe zbutjen e masave të paraqitura për të parandaluar përhapjen e virusit.

“Lufta kundër epidemisë nuk ka mbaruar, por jam i lumtur me këtë betejë të parë të fituar kundër virusit,” tha Macron, duke shtuar se restorantet dhe kafenetë mund të rihapen nga e hëna.

Autoritetet franceze presin që ekonomia të shënojë rënie me 11 për qind këtë vit, dhe Macron ka njoftuar se Franca do të ndajë rreth 500 miliardë euro për të ndihmuar ekonominë.

Ai premtoi, megjithatë, se kostoja e mirëmbajtjes së operacioneve të biznesit dhe punësimit të popullatës nuk do të ishte në shpinë të tatimpaguesve./ Gazeta Sinjali/