image Presidenti i Francës i shkruan letër Thaçit: Jemi të gatshëm për të ndihmuar në rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi

Kosovë

Telegram/ Presidenti i Francës i shkruan letër Thaçit: Jemi të gatshëm për të ndihmuar në rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi

news image

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka uruar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Përveç urimit, Macron ka shkruar edhe për marëdhëniet miqësore që kanë dy vendet mes vete, Kosova dhe Franca, shkruan Gazeta Sinjali.

Presidenti i Francës po ashtu ka shprehur gatishmërinë për të mirëpritur, në Paris, një samit që bashkon liderët e Kosovës dhe të Serbisë, me Kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josp Borrell, për të lehtësuar rifillimin e dialogut.

“Për këtë priten veprime nga të dy palët: pezullimi nga Kosova i taksës 100% për produktet nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina; dhe pezullimi i fushatës për “ç’njohje” nga ana e Serbisë. Pasi rifillimit të dialogut, është radha e ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian, me mbështetjen e Francës, të lehtësojë bisedimet midis dy palëve me synimin e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe të detyrueshme ligjërisht”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/