image Presidenti i FIFA-s tregon çfarë do të ndodhë me futbollin
[wp-story id="814678"]

Futboll

Futboll/ Presidenti i FIFA-s tregon çfarë do të ndodhë me futbollin

news image

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino përmes një deklarate ka thënë që do të ishte e papërgjegjshme që futbollisti të filloj nëse rrezikohet jeta e njerëzve.

Sipas tij autoritetet janë duke planifikuar se kur do të jetë koha më e sigurt për rifillimin e sezonit.

“Do të ishte më shumë se e papërgjegjshme të detyrosh të rifillojnë garat nëse gjërat nuk janë 100 përqind të sigurta. Nëse duhet të presim pak më gjatë duhet ta bëjmë këtë. Është më mirë të presim pak më gjatë sesa të ndërmarrim rreziqe” ka thënë Infantino.

Futbolli është pezulluar pothuajse në të gjitha vendet shkaku i përhapjes së pandemisë covid-19.