image Presidenti i FIFA-s, Infantino e uron Ballkanin për titullin e kampionit

Futboll

Presidenti i FIFA-s, Infantino e uron Ballkanin për titullin e kampionit

news image

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA, i ka kushtuar vëmendje fituesit të titullit të kampionit në  BKT Superligën e Kosovës, FC Ballkani.

Përmes një telegram urimi drejtuar presidentit të FFK-së, Agim Ademi, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e ka përgëzuar FC Ballkanin për kurorëzimin me titull të kampionit për edicionin 2021/22 në BKT Superligën e Kosovës.

“Me kënaqësi të madhe e përgëzoj FC Ballkanin për kurorëzimin me titullin e kampionit për sezonin 2021/22 në Kosovë. Ky titull nuk do të mund të arrihej pa punën e palodhur, pasionin dhe përkushtimin e gjithë ekipit, andaj të gjithë në këtë klub duhet të jenë shumë krenarë.

“Ju lutemi dërgoni urimet e mia për të gjithë të përfshirët në këtë arritje të madhe. Në emër të gjithë komunitetit të futbollit, shfrytëzoj rastin t’ju falënderoj ju dhe Federatën tuaj për kontributin e dhënë në zhvillimin dhe prosperitetin e futbollit në Kosovë dhe në Evropë”, thuhet në urimin e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino drejtuar të parit të FFK-së, Agim Ademi.

Kujtojmë se FC Ballkani e siguroi titullin e kampionit katër javë para përfundimit të edicionit, që është titulli i parë në histori të klubit. Ceremonia zyrtare e kurorëzimit me titull do të organizohet në ndeshjen e javës së fundit kundër Gjilanit, më 22 maj.

/GazetaSinjaliSport/