Abdel Fattah el-Sisi dhe homologu i tij rus Vladimir Putin kanë diskutuar zhvillimet e fundit në Ukrainë, sipas zyrës së presidentit egjiptian.
Gjatë bisedimeve të tyre me telefon, el-Sisi dhe Putin diskutuan gjithashtu për rritjen e kornizave të bashkëpunimit strategjik midis vendeve të tyre përmes projekteve të përbashkëta të zhvillimit që konfirmojnë “lidhjet historike” mes tyre, shtoi zyra e liderit egjiptian, shkruan Al Jazeera.
Egjipti ishte ndër 141 shtetet anëtare të OKB-së që javën e kaluar votuan në favor të një mocioni që dënonte pushtimin rus të Ukrainës në selinë e organizmit botëror në Nju Jork. Pesë vende anëtare të OKB-së votuan kundër mocionit dhe 35 abstenuan.