image Presidenti i Brescias: Nuk më plas se çka thotë Merkel

Futboll

Futboll/ Presidenti i Brescias: Nuk më plas se çka thotë Merkel

news image

Presidenti i klubit të Brescia, Massimo Cellino ka kërkuar nga Italia që të vendos vet për fatin e kampionatit.

Ai e ka quajtur Italinë si shtet pa dinjitet që pyet shtetet tjera se çka duhet vendosur. Ai po ashtu ka thënë se nuk i intereson se çka thotë kancelarja gjermane, Angela Merkel, transmeton Gazeta Sinjali.

“Nuk më intereson nëse vini apo jo për të luajtur. Vendimet e Merkelit? Është e turpshme. Kemi një president të Serisë A, një të Federatës, Ministrin e Sportit dhe duhet të pyesim të tjerët?! Nuk më plas fare se çfarë thotë Merkeli. Itali duhet të vendosë në mënyrë të pavarur. Jemi pa dinjitet. Ishte më se e mjaftueshme të uleshim në tavolinë dhe të ndanim secili përgjegjësitë në mënyrë të barabartë”, deklaroi Cellino për ‘Teletutto’.

Presidenti i Brescia ka kundërshtuar vazhdimin e kampionatit./Gazeta Sinjali/