image Presidenti i Austrisë dekoron violinistin Shkëlzen Doli

Muzikë

Presidenti i Austrisë dekoron violinistin Shkëlzen Doli

news image

Një nga violinistët më virtuozë shqiptarë në botë, anëtar i orkestrës filarmonike të Vjenës, Shkëlzen Doli, u dekorua me titullin e nderit të Austrisë nga presidenti austriak, Alexander Van der Bellen për merita në shërbim të Republikës së Austrisë.

Publiku shqiptar e kujton ende videon e bukur me muzikë shqiptare të realizuar prej tij, që u transmetua gjatë koncertit të madh të Vitit të Ri në mbarë botën, shkruan Topchanel. I papërsëritshëm do të mbetet gjithashtu koncerti në Teatrin e Operas e Baletit, më 2017-n, ku me turneun Albanian Soul, i ka bërë muzikantët vjenezë të luanin Moxartin, duke mbajtur qeleshe shqiptare në kokë.

Shkëlzen Doli është lindur në Elbasan në vitin 1971 dhe më pas është rritur në Gjakovë. I shkolluar për muzikë në Vjenë, Shkëlzen Doli shumë shpejt ka arritur që të bëhej pjesë e Orkestrës Filharmonike të Vjenës në vitin 1995. Që atëherë, Doli është afirmuar ndërkombëtarisht duke realizuar një numër turnesh ndërkombëtare si solist, nga Evropa në Azi, në Amerikë të Veriut e Afrikë.

/GazetaSinjali/