Edhe Presidenti i Hungarisë János Áder, ka qëndruar në Kosovë, ku ka takuar komandantin e KFOR-it, por edhe ushtarët hungarezë të cilët shërbejnë në vendin tonë.
Por presidenti hungarez, gjatë qëndrimit në vendin tonë nuk ka takuar homologun e tij Hashim Thaçin dhe asnjë zyrtarë të lartë institucional e politik të Kosovës.
KFOR-i njofton se komandanti i KFOR-it, gjeneral-major Michele Risi, u takua me presidentin e Hungarisë János Áder, në shtabin e KFOR-it.
COMKFOR, shprehu vlerësimin e tij të plotë për rolin kryesor të luajtur nga trupat hungareze në kontributin e një mjedisi të sigurt dhe për lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet e Kosovës.