Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen, ku ka mbushur 52 vjet.
Hashim Thaçi (i lindur më 24 prill 1968) në fshatin Burojë, Skenderaj është presidenti i pestë i Republikës së Kosovës.
Jeton në Prishtinë, me gruan Lumnijen dhe djalin, Endritin. Flet gjuhën angleze dhe atë gjermane.
Ai ishte kryeministri i parë i Kosovës së pavarur, Ministër i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministr në kabinetin e ri të kryesuar nga Isa Mustafa, i cili mori detyrën më 12 dhjetor 2014.
Thaçi ishte gjithashtu kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Me 17 shkurt 2008, Kryeministri Hashim Thaçi në Kuvendin e Kosovës lexon deklaratën e pavarësisë së Kosovës, ndërsa pas votimit nga ana e deputetëve të deklaratës, Kryetari i Parlamentit e shpall Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik, ku më pas të gjithë deputetët prezent e nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë.
Ai u ngrit në rend të parë si kreu politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ndërkohë, ai shërbeu gjithashtu si kreu i një qeverie të përkohshme në fund dhe menjëherë pas luftës në vitin 1999.