Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është kujdesur që ta furnizojë zyrën e tij me lule të freskëta duke shpenzuar mijëra euro nga buxheti i shtetit.
Kreu i shtetit ka paraparë shpenzimin e katër mijë eurove përmes një tenderi publik që është publikuar nga Zyra e Prokurimit në këtë institucion, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky tender i është dhënë, “Lulishtja Labi” që ka ofertuar me çmimin më të ulët, prej 4 mijë e 174 euro, krahasuar me ofertuesit tjerë.
Ndërsa dy operatorë tjerë kanë ofertuar me 4 mijë e 949 dhe operatori i tretë me ofertën prej 5 mijë e 439 euro.
Arsyeja e përdorimit të këtyre luleve nuk është bërë e ditur pasi që zyra për informim nuk është përgjigjur në pyetjet e Gazetës Sinjali të dërguara përmes adresës elektronike. /Gazeta Sinjali/