Presidenti Hashim Thaçi do ta mbajë një konferencë për media pasi të përfundojë mbledhja e Samitit të Zagrebit që po mbahet aktualisht.
Konferenca është paralajmëruar të mbahet në orën 19:00 në hapësirën në hyrje të Presidencës, raporton Gazeta Sinjali.
“Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas përfundimit të Samitit të Zagrebit, i cili po mbahet online, në orën 19:00, do të mbajë konferencë për gazetarë”, ka njoftuar Presidenca.
Thaçi është vendosur ta përfaqësojë Kosovën në këtë Samit me ftesë të Bashkimit Evropian. /Gazeta Sinjali/