image Presidenti gjerman në konferencën e Mynihut: Rusia, Kina dhe SHBA po e rrezikojnë botën

Botë

Siguri/ Presidenti gjerman në konferencën e Mynihut: Rusia, Kina dhe SHBA po e rrezikojnë botën

news image

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka deklaruar se Rusia dhe Kina, bashkë me Shtetet e Bashkuara janë duke nxitur jostabilitet global, teksa ka paralajmëruar për rrezikun që këto tri shtete të përfshihen e garën e “fuqisë së madhe” dhe asaj për armë bërthamore.

Ai i ka bërë këto komente në fjalimin hyrës në Konferencën për Siguri që po mbahet në Mynih.

“Rusia i ka bërë forcën ushtarake dhe ndryshimin e dhunshëm të kufijve në kontinentin evropian, çështje politike sërish”, ka thënë ai.

“Kina pranon ligjin ndërkombëtar vetëm pjesërisht, aty ku nuk kundërshton interesat e saj”, ka deklaruar Steinmeier sipas REL.

“Dhe aleatet tona më të ngushta, Shtetet e Bashkuara, sipas administratës aktuale, kundërshtojnë idenë e një komuniteti ndërkombëtar”.

Kjo konferencë vjetore ka shërbyer për mbledhjen e liderëve botërorë, sidomos në kohën e marrëdhënieve të tensionuara në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, siç ka qenë rasti me debatin për luftën në Irak më 2003.

Konferenca organizohet në këtë qytet gjerman nga viti 1963.