image Presidenti francez premton 500 euro në muaj për të rinjtë që nuk punojnë

Evropë

Presidenti francez premton 500 euro në muaj për të rinjtë që nuk punojnë

news image

Presidenti francez, Emanuel Macron ka shpallur një ofertë parazgjedhore për të rinjtë duke prezantuar në rrjetet sociale “kontratën e angazhimit” që ka të bëjë me personat e moshës 16 deri në 26 vjeç që janë, të papunësuar.

Presidenti francez ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se kjo kontratë për të rinjtë do të hyjë në fuqi më 1 mars 2022.

“Të rinjtë që i plotësojnë këto kritere do të përfitojnë kompensim mujor prej 500 eurosh, në këmbim të trajnimeve. Të rinjtë do të mund të regjistrohen në programe speciale për të pasur 15 deri në 20 orë trajnim në javë për të zbuluar një profesion, për t’u trajnuar dhe për të gjetur një punë”, ka shkruar Macron në Facebook.

Sipas gazetës franceze “Le Figaro”, qeveria Macron po promovon kontratën për të rinjtë në një kohë kur vendi është në periudhën parazgjedhore. /GazetaSinjali/