Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar me Urdhrin Hero i Kosovës, bashkëluftëtarët e çetave kryengritëse, Hamit dhe Halim Ngucati, transmeton Gazeta Sinjali.
Thaçi përmes një postimi në Facebook shkruan se i gjithë kombi duhet të jenë krenarë me të kaluarën shqiptare.
”Me Urdhrin Hero i Kosovës, për kontributin e dhënë në periudhën midis dy luftërave botërore, dekorova bashkëluftëtarët e çetave kryengritëse, Hamit dhe Halim Ngucati. Pasardhësit e bashkëluftëtarëve të Shotë dhe Azem Galicës, Sadik Ramës etj., si gjithë kombi, duhet të jenë krenarë me të kaluarën tonë të lavdishme”, ka shkruar ai.