image Presidenti brazilian, Lula: SHBA-të duhet të ndalojnë 'inkurajimin' e luftës në Ukrainë dhe të flasin për paqe

Botë

Presidenti brazilian, Lula: SHBA-të duhet të ndalojnë ‘inkurajimin’ e luftës në Ukrainë dhe të flasin për paqe

news image

Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva, ka thënë se SHBA duhet të ndalojë “inkurajimin e luftës” në Ukrainë “dhe të fillojë të flasë për paqen”.

Në këtë mënyrë, komuniteti ndërkombëtar do të jetë në gjendje të “bindë” presidentët rus dhe ukrainas se “paqja është në interes të gjithë botës”, u tha Lula gazetarëve në Pekin në fund të një vizite ku ai takoi Presidentin Xi Jinping.

Agence France-Presse raportoi se Lula tha:

“Shtetet e Bashkuara duhet të ndalojnë së inkurajuari luftën dhe të fillojnë të flasin për paqen. Bashkimi Evropian duhet të fillojë të flasë për paqen.”

Vizita e Lulës në Kinë, partneri kryesor tregtar i Brazilit, u fokusua në forcimin e lidhjeve dhe përhapjen e mesazhit se “Brazili është kthyer” si një lojtar kyç në skenën globale.

Ai po kryen një akt balancues pasi kërkon gjithashtu lidhje më të ngushta me Uashingtonin. Vizita e tij, e cila përfshinte një axhendë ekonomike në Shangai dhe një më shumë politike në Pekin, vjen pas një takimi me presidentin e SHBA Joe Biden në shkurt.

Ndryshe nga fuqitë perëndimore, as Kina dhe as Brazili nuk kanë vendosur sanksione kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës nga Moska, dhe të dyja kërkojnë të pozicionohen si ndërmjetës për të arritur paqen.

Para udhëtimit, Lula kishte propozuar krijimin e një grupi vendesh për të ndërmjetësuar në luftë dhe tha se do ta diskutonte këtë në Pekin.

I pyetur për ecurinë e kësaj nisme pas bisedës me Xi, Lula nuk dha detaje.

“Është e rëndësishme të kesh durim për të biseduar me Putinin dhe Zelenskyn”, tha ai.

Por mbi të gjitha është e nevojshme të binden vendet që furnizojnë me armë, duke inkurajuar luftën, të ndalojnë.

/GazetaSinjali/