Presidenti i ri i SHBA-së, Joe Biden dhe zëvendëspresidenti aktual, Mike Pence, së shpejti do të marrin vaksinën antiCOVID-19, raporton Reuters, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit nga Shtëpia e Bardhë në Washington, Pence do të vaksinohet në një ceremoni publike të premten, më 18 dhjetor, kurse demokrati Biden mund të vaksinohet në javën e ardhshme.
Shpërndarja e vaksinave në SHBA është e kufizuar vetëm për punonjësit shëndetësorë, si dhe kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve.
Atje vaksinimi kundër koronavirusit ka filluar më 14 dhjetor me vaksinën e kompanisë Pfizer/Biontech, tri ditë pasi u miratua përdorimi i saj në mënyrë urgjente.