image Presidenca - Konjufcës: Thaçi i emëron dhe i shkarkon ambasadorët

Kosovë

Reagim/ Presidenca – Konjufcës: Thaçi i emëron dhe i shkarkon ambasadorët

news image

Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës ka reaguar në lidhje me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufcës për shkarkimin e Vlora Çitakut nga posti i ambasadores së Kosovës në SHBA si dhe gjashtë ambasadorëve të tjerë.

Përmes një përgjigje për media, Presidenca ka thënë se deri më tani nuk kanë pranuar zyrtarisht asnjë propozim për tërheqje ambasadorësh, por edhe emërimi dhe shkarkimi i tyre është e drejtë ekskluzive kushtetuese e Presidentit, raporton Gazeta Sinjali.

“Nëse këto propozime vijnë zyrtarisht nga ana e Qeverisë, presidenti gjithsesi që i shqyrton”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidentit.

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca gjatë ditës së sotme ka propozuar që Vlora Çitaku të shkarkohet nga posti i ambasadores së Kosovës në SHBA dhe gjashtë ambasadorëve të tjerë./Gazeta Sinjali/