image Presidenca fajëson Vlora Çitakun për "njohjen" nga Xhamajka

Kosovë

Reagim/ Presidenca fajëson Vlora Çitakun për “njohjen” nga Xhamajka

news image

Zyra e presidencës ka reaguar pas demantimit nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Xhamajkës, se ky shtet nuk e ka njohur shtetin e Kosovës.

Në një përgjigje nga ana e presidencës së Kosovës, thuhet se presidenti Hashim Thaçi është njoftuar dje nga ambasadorja Vlora Çitaku, se Xhamajka e ka njohur shtetin e Kosovës.

Sipas tyre me të marrë konfirmimin nga ambasadorja Çitaku, presidenti e ka bërë publike në rrjetin social Twitter.

Presidenca kërkon që për informata të tjera, lidhur me demantimin që Ministrja e Jashtme e Xhamajkës, ia bërë lajmit për njohjen e Kosovës, të pyetet Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

“Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës është njoftuar mbrëmë zyrtarisht nga Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, për njohjen nga shteti i Xhamajkës. Të njëjtin njoftim, ambasadorja e ka dërguar edhe në Zyrën e Kryeministrit dhe të Ministrit të Punëve të Jashtme. Presidenti këtë njoftim e ka bërë publik përmes profilit të tij në Twitter. Për informacione tjera, luteni t’i drejtoheni Ministrisë së Punëve të Jashtme”, thuhet në përgjigjen dërguar Gazetës Sinjali nga Zyra e Informimit të Presidencës.

Presidenti Hashim Thaçi, përmes Twitterit dje njoftoi se Xhamajka e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa tha se për këtë ‘njohje’ është njoftuar nga ambasadorja Vlora Çitaku. /Gazeta Sinjali/