image Presheva s'do të dekorohet për festat e fundvitit, mjetet do të shkojnë për fëmijët jetimë

Rajon

Presheva s’do të dekorohet për festat e fundvitit, mjetet do të shkojnë për fëmijët jetimë

news image

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se këtë vit nuk do të dekorohet qyteti i tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

Arifi e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në Facebook, ku për më tepër tha se mjetet e parapara për dekorim, do t’iu jepen fëmijëve jetimë dhe nënave vetushqyese dhe do t’i sigurojnë pako ushqimore dhe higjienike.

“Kemi vendosur që këtë vit mos të dekorohet qyteti si vitet e tjera dhe mjetet e parapara për dekorimin e qytetit për festën e vitit të ri t’ua dedikojmë fëmijëve jetim dhe nënave vetmbajtëse, ku do ti sigurojmë pako ushqimore dhe higjjenike”, shkroi ai.

/Gazeta Sinjali/