Premier Liga pezullon marrëveshjen e transmetimit me Rusinë Premier Liga pezulloi marrëveshjen e saj të transmetimit me Rusinë, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.
Vendimi do të hyjë në fuqi menjëherë, që do të thotë se katër ndeshjet e futbollit, që do të luhen të enjten, nuk do të shfaqen në Rusi.
Vendimi u mor në një takim të 20 klubeve në Londër, që u mbajt të martën. Premier Liga tha se e dënon pushtimin rus të Ukrainës dhe se klubet e saj kanë rënë dakord unanimisht për këtë veprim.
“Ne bëjmë thirrje për paqe dhe mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur”, tha Premier Liga në një deklaratë.
Premier Liga është niveli më i lartë në sistemin e ligave angleze të futbollit.
Sezonet e kësaj lige zgjasin nga gushti deri në maj.