image Prekëse: Burri nga Dragashi shërohet nga koronavirusi dhe shkon në shtëpi për ta varrosur gruan që vdiq në mëngjes

Kosovë

Prekëse: Burri nga Dragashi shërohet nga koronavirusi dhe shkon në shtëpi për ta varrosur gruan që vdiq në mëngjes

news image

Një çift i rreth të 60-ave nga Dragashi deri sot po luftonin bashkë në betejën kundër koronavirusit.

Sot mbaroi beteja e tyre me virusin COVID-19, por jo njësoj për të dy, shkruan Gazeta Sinjali.

Në orët e para të mëngjesit, 63-vjeçarja humbi jetën, pasi nuk ia doli ta mundtte koronavirusin.

Fat tjetër pati bashkëshorti i saj, i cili gjatë ditës u shërua.

Ai u lirua në shtëpi dhe pati mundësi ta varroste gruan, me të cilën luftuan bashkë, por fatkeqësisht nuk arritën të dilnin po së bashku fitimtarë nga kjo betejë.

Infektologu Valbon Krasniqi njoftoi se të dy ishin shtruar së bashku në Klinikën Infektive më 26 prill pasi rezultuan pozitiv ne COVID-19.

Ata u trajtuan në këtë klinikë deri sot, kur i ndau fizikisht fati i betejës me koronavirusin. /Gazeta Sinjali/