image Prekazi publikon listën për ndeshjen kundër Anglisë

Futboll

Kosova/ Prekazi publikon listën për ndeshjen kundër Anglisë

news image

Përzgjedhësi i Kosovës U21, Rafet Prekazi ka mbajtur konferencën për shtyp para ndeshjes me Anglinë.

Përzgjedhësi Prekazi ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për këtë ndeshjen. Në këtë listë të ftuar janë pesë futbollistë nga Superliga e Kosovës dhe katër nga Kategoria Superiore Shqiptare.

Futbollistët e ftuar nga Superliga të ftuar janë: Florjan Smakiqi (Feronikel), Ardit Nika (Flamurtari), Flamur Gashi (Ballkani), Donat Hasanaj (Drita), Blend Baftiu (Ballkani)

Ndërsa, nga Kategoria Superiore janë: Leonit Vitija (Skënderbeu) dhe Mirlind Daku (Kukësi), Lirim Mema (Flamurtari Vlorë), Arbnor Muja (Skenderbeu).

Image

Kosova U-21 do ta kenë ndihmën edhe të sulmuesit Lirim Kastrati për këtë ndeshje, pasi nuk është grumbulluar me skaudrën A, përkundër formës së lartë që ai po e kalon në kampionatin kroat me skuadrën e Lokomotivës së Zagrebit.

Kosova do të jetë mysafire e Anglisë për ndeshjen e rrethit të tretë të Grupit C kualifikues më 9 shtator. /Insporti