Që nga 13 marsi i vitit 2020 kur edhe u shfaqën dy rastet e para pozitive me COVID-19 në Kosovë, numri i të infektuarve ka shkuar në 60 mijë e 218 persona.
Nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, 1 mijë e 498 persona kanë vdekur si shkak i infektimit me koronavirus.
IKSHPK-ja, vazhdon thirrjen për respektimin e masave antiCOVID, derisa këto ditë kanë njoftuar se numri i rasteve po rritet.
IKSHPK ka apeluar te qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19. /Gazeta Sinjali/