image Prangosen dy të rinj në Fushë-Kosovë, dyshohen për vetëgjyqësi dhe privim të kundërligjshëm të lirisë

Siguri

Prangosen dy të rinj në Fushë-Kosovë, dyshohen për vetëgjyqësi dhe privim të kundërligjshëm të lirisë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një 22-vjeçar me inicialet E.A. dhe një 26-vjeçar me inicialet A.R., të dyshuar për një rast që ka ndodhur më 5 shkurt të këtij viti, në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë-Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Ata dyshohen se kanë kryer veprat penale “Privim i kundërligjshëm i lirisë”, “Vetëgjyqësi”, si dhe “Armëmbajtje pa leje“.

Pjesë e operacionit ka qenë edhe kontrolli në dy lokacione, ku policia ka gjetur dhe sekuestruar:

-një pistoletë
-dy thika
-një jelek antiplumb etj.

“Pas intervistimit personat e dyshuar janë proceduar më tej konform autorizimit të prokurorit të shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Sinjali/