image Prangoset një person në Pejë, policia i gjeti armë dhe drogë

Siguri

Prangoset një person në Pejë, policia i gjeti armë dhe drogë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje dhe posedim të substancave narkotike, sonte në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se i arrestuari është Fatmir E. Daci.

Tek i njëjti policia ka gjetur dhe ka sekuestruar një revole të kalibrit 7.65 mm dhe 7 fishekë.

Përveç armës, Sinjali merr vesh se atij i janë sekuestruar edhe rreth 3 gram substancë narkotike.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/