Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë 20-vjeçarin me iniciale K.A., i cili dyshohet se më 8 prill të këtij viti ka kryer vjedhje në një lokal në rrugën “Abedin Sogojeva” në Fushë-Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se me këtë rast hetuesit policorë kanë bastisur shtëpinë e tij.
Përveç provave materiale, policia njofton se aty është gjetur edhe 19-vjeçarja me inicialet M.G., e cila ishte shpallur në kërkim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për një rast tjetër të vjedhjes së rëndë.
“Me urdhër të prokurorit të shtetit personi i dyshuar K.A është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa e dyshuara M.G. sipas urdhëresës së gjykatës, është dërguar në Qendrën Korrektuese në Lipjan, për vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Sinjali/