image Prangosen tre të dyshuar për prostitucion në Podujevë

Siguri

Prangosen tre të dyshuar për prostitucion në Podujevë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Mundësim apo detyrim në prostitucion”, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë bëtë ditur se të dyshuarit për kryerjen e kësaj vepre janë dy meshkuj dhe një femër.

Arrestimi i tyre u bë mbrëmë rreth orës 19:00 në fshatin Shtedim të Podujevës.

Sinjali mëson se pas intervistimit, prokurori ka urdhëruar që të njëjtit të lirohen në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/