Sot në Kosovë u testuan 207 persona, prej tyre 96 dolën pozitiv me koronavirus.
Sipas këtij rezultati, pothuajse 50 për qind e të testuarve dolën pozitiv me koronavirus.
Rastet pozitive kryesisht vijnë nga Komuna e Prishtinës me 44 raste, pastaj Komuna e Prizrenit 10 raste, Komuna e Pejës 7 raste, Komuna e Rahovecit 5 raste, Komuna e Ferizajt 5 raste, Komuna e Suharekës 4 raste, Komuna e Mitrovicës 3 raste, Komuna e Gjakovës 3 raste, Komuna e Gjilanit 4 raste, Komuna e Vushtrrisë 4 raste, Drenas 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Fushë Kosovë, Podujevë, Skenderaj, dhe Viti.
Sot janë shëruar edhe 87 persona nga koronavirusi./Gazeta Sinjali/