image Postoi foto me armë në rrjete sociale, bie në pranga të Policisë 20-vjeçari nga Vushtrria

Siguri

Postoi foto me armë në rrjete sociale, bie në pranga të Policisë 20-vjeçari nga Vushtrria

news image

Një person është arrestuar në Vushtrri pasi që ditë më parë kishte postuar një fotografi me armë në dorë, në rrjete sociale.

Policia ka bërë të ditur se ka arritur që ta identifikojnë të dyshuarin që është L.H, 20-vjeçar, nga i cili kanë sekuestruar një armë të gjatë, raporton Gazeta Sinjali.

Po ashtu, i dyshuari është intervistuar nga Policia kurse me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregulltë.

Ndaj 20-vjeçarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’’.

/GazetaSinjali/