Anthony Joshua ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të treguar se ndihet krenar me arritjet e tij në sportin e boksit.
“Dy herë”, shkruan në postimin e Joshuas, postim që ka të bëjë me fitimin e titujve kampion të botës në dy kohë.
Britaniku ishte kampion i unifikuar i peshave të rënda në kategoritë: WBA, WBO, IBF dhe IBO, por u mposht në qershor nga Andy Ruiz dhe humbi titujt.
Megjithatë, pas humbjes u organizua revanshi i titujve dhe u mbajt në mbrëmjen e së shtunës në Arabinë Saudite.
Pas 12 raundeve të zhvilluar në Diriyah Arena, Joshua arriti t’i kthej titujt e botës në peshat e rënda me vendim unanim të gjyqtarëve.