image Pos 7 doganierëve serbë edhe 2 boshnjakë në Veri dorëhiqen nga institucionet e Kosovës

Politikë

Pos 7 doganierëve serbë edhe 2 boshnjakë në Veri dorëhiqen nga institucionet e Kosovës

news image

Vala e dorëheqjeve të zyrtarëve serbë në institucionet e Republikës së Kosovës në Veri nuk ndalet, pas vendimit të Listës Serbe që të gjithë serbët në veri duhet ti braktisin institucione t Kosovës si shkak i heqjes së targave ilegale dhe mos themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe apo mospajtimit me politikat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Gazeta SInjali më parë raportoi për dorëheqjet e doganierëve serbë të punësuar në pikë kalimet kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.

Edhe 11 punonjës të Doganës së Kosovës në Veri janë dorëhequr sot. 9 doganierë  prej tyre 7 serbë e 2 të nacionalitetit boshnjak  dhe 2 punëtorë tjerë serbë të punësuar në pikë kalimet kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.

Ata gjatë ditës kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre tek shefi i ndërrimit në Jarinje dhe të cilat shkresa janë përcjell tek zyra qendrore e Doganave të Kosovës në Prishtinë. institucioneve relevante në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali, drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës Agron Llugaliu.

“Kanë dhënë dorëheqje 9 doganierë, prej të cilëve 7 serbë dhe 2 të etnisë boshnjake dhe 2 staf mbështetës”, tha Llugaliu.

Drejtori i Doganës, theksoi se kanë bërë zëvendësimet dhe nuk ka mungesa të punonjësve në dy pikë kalimet kufitare në Bërnjak e Jarinje.

/GazetaSinjali/