image Edhe doganierët serbë në Jarinje e Bërnjak japin dorëheqje

Politikë

Edhe doganierët serbë në Jarinje e Bërnjak japin dorëheqje

news image

Doganierët serbë të punësuar në pikë kalimet kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, gjatë ditë së enjte kanë dhënë dorëheqje, pas largimit të Policisë në Veri të Mitrovicës, deputetëve të Listës Serbe nga institucionet e Kosovës, si dhe gjykatësve dhe prokurorëve serbë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas tyre dorëheqja është një akt moral dhe shenjë solidariteti me serbët e Kosovës dhe dëshmi e mospajtimit me politikat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

“Ne kemi pasur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me kolegët tanë shqiptarë, si nga dogana ashtu edhe nga Policia e Kosovës. Shpresojmë se do të gjendet një zgjidhje për këtë çështje”, ka thënë njëri nga ish-doganierët serb.

Sipas mediumit serb, doganierët kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre shefit të ndërrimit në Jarinje dhe i njëjti pritet që t’i përcjellë ato institucioneve relevante në Prishtinë.

/GazetaSinjali/