image Portugalia në dhjetë minutat e fundit shënon tre herë dhe triumfon ndaj Hungarisë, Ronaldo dy gola

Futboll

Portugalia në dhjetë minutat e fundit shënon tre herë dhe triumfon ndaj Hungarisë, Ronaldo dy gola

news image

Hungaria priti Portugalinë në “Puskas Arena” të Budapestit, me kapacitet të plotë të shikuesve. shkruan Sinjali Sport.

Kampionia në fuqi Portugalia ka fituar me rezultat 3-0 ndaj hungarezve.

Raphael Gurreiro realizoi i pari në minutën e 84-të duke e zhbllokuar rezultatin.

Më pas kapiteni Cristiano Ronaldo shënoi nga pika e bardhë në minutën e 87-të, ndërsa legjenda portugeze shënoi edhe një herë në minutën e 92-të për të përmbyllur ndeshjen me dominim.

Me këtë fitore Portugalia bën një hap para duke e ditur se në Grupin F që bën pjesë, kundërshtar ka edhe Francën e Gjermaninë.

Dy golat e parë dhe i treti:

/Gazeta Sinjali Sporti/