image Portugalia e mbështet Kosovën për liberalizimin e vizave

Kosovë

Portugalia e mbështet Kosovën për liberalizimin e vizave

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka zhvilluar një video-konferencë me Ministrin e Jashtëm të Portugalisë, Augusto Santos Silva, për 12 vjetorin e njohjes së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nga Republika e Portugalisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Haradinaj-Stublla përmes një postimi në Facebook tha se me Ministrin e Jashtëm konfirmuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, teksa homologu i saj ofroi mbështetjen e plotë të Portugalisë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Hapja e Ambasadës së Republikës të Kosovës në Lisbonë vitin e kaluar, është dëshmia më e mirë e shprehjes së interesit për thellimin e lidhjeve tona në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, u shpreh ajo.

“Ministri Silva më konfirmoi mbështetjen e plotë të Portugalisë për liberalizimin e vizave për Kosovën, dhe premtoi që edhe gjatë semestrit të radhës të Presidencës portugeze të BE-së do të vazhdojë përkrahja për Kosovën dhe rajonin”, tha ndër të tjera Haradinaj-Stublla. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/melizaharadinajstublla/posts/168686201544114