Finalja e Evropianit të fundit të vitit 2016, mes Portugalisë dhe Francës ishte në program sonte, veçse kësaj here në grupe, shkruan Sinjali Sport.
Rezultati përfundimtar në këtë ballafaqim ishte 2-2.
Cristiano Ronaldo ka realizuar golin e pestë në këtë Kampionat, përsëri nga pika e bardhë, në minutën e 60-të.
Benzema realizoi golin e epërsisë në minutën e 48-të, pas një super asistimi të Paul Pogbas.
Nga penaltia ka shënuar sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema.
Cristiano Ronaldo ka shënuar nga pika e bardhë në minutën e 29-të.
Në “Puskas Arena” të Budapestit me fillim nga ora 21:00 ka nisur ky duel.
Franca kualifikohet si e para me pesë pikë, kurse Portugalia me katër pikë si e treta. /Gazeta Sinjali Sporti/