image Portieri i Çekisë: Të enjten do të tregojmë se ne meritojmë të kualifikohemi e jo Kosova

Futboll

Sport/ Portieri i Çekisë: Të enjten do të tregojmë se ne meritojmë të kualifikohemi e jo Kosova

news image

Portieri i Kombëtares së Çekisë, Tomas Vaclik, ka thënë se për ekipin e tij do të jetë vendimtare që të menaxhojnë ndeshjen ndaj Kosovës për të kaluar në Kampionatin Evropian.

“Pritjet do të jenë të mëdha, natyrisht. Kur ne ishim në gjendje ta mposhtnim Anglinë, të gjithë llogaritin se ne mund ta mposhtim ose duhet ta mposhtim Kosovën”, ka thënë fillimisht Vaclik.

Më tej ai ka thënë se këtë të enjte do të tregojnë se Çekia e meriton të jetë në EURO 2020, e jo Kosova.

“Unë besoj që kësaj radhe do të jetë shumë më mirë dhe se ditën e enjte do të tregojmë që meritojmë të jemi në EURO 2020 dhe jo Kosova. Ne e dimë që kosovarët kanë individualistë të mirë. Kanë edhe dobësi që mund të përdoren. Unë besoj se ne kemi cilësi të përfitojmë nga dobësitë e tyre”, ka thënë ai.

Çekët kanë një epërsi me një pikë ndaj Kosovës dhe janë në vendin e dytë./Gazeta Sinjali/