Jasper Cillessen nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian 2020, raporton Sinjali Sport.
Portieri holandez i Valencias është infektuar me COVID-19 dhe është vënë menjëherë në izolim, ndërsa trajneri De Boer ka menduar menjëherë për zëvendësimin e tij.
Kështu në përfaqësuesen e “tulipanëve” është thirrur me urgjencë mbrojtësi ekstrem i AZ Alkmaarit, Marco Bizot, që do të jetë pjesë e listës finale prej 26 futbollistësh që do të përfaqësojnë Holandën në Euro 2020.
Ish lojtari i Barcelonës, Jasper Cillessen pritej të ishte edhe titullari i “portokallinjve” në këtë kompeticion, por fati nuk ishte në anën e tij, teksa tani do t’i duhet portierit të Newcastle, Tim Krul, të mbajë peshën e mbrojtjes së kuadratit.
E vetmja mënyrë që Cillessen të marrë pjesë në Evropian, është nëse ia del të mposhtë koronavirusin brenda datës 10 qershor, që është edhe afati i fundit që UEFA ka lënë për të korrigjuar listën vetëm për futbollistët e dëmtuar. /Gazeta Sinjali Sporti/