Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka paralajmëruar se presidenti rus, Vladimir Putin nuk do ta ndalë pushtimin e Ukrainës nëse Perëndimi nuk përfshihet.
Duke folur për Sky News, ai tha se Putini tani po kërkon Krimenë dhe rajonin e Donbasit në Ukrainë, por do ta kërkojë Skocinë në Mbretërinë e Bashkuar ose Alaskën në Shtetet e Bashkuara nesër.
“Ai dëshiron ta shkatërrojë jo vetëm Ukrainën, por të gjithë Perëndimin, duke përfshirë Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara”, tha Poroshenko, duke shtuar se presidenti rus “gjithmonë shkon më tej” dhe theksoi: “Mos bëni kompromis me Putinin”.
Poroshenko e konsideron “simbolik” sulmin ajror në Lviv fundjavën e kaluar, jo shumë larg kufirit polak, duke paralajmëruar se Putini është gati ta çojë luftën në një nivel tjetër.