image Pompeo takohet me Vuçiqin, thotë se SHBA është e gatshme ta përkrah anëtarësimin e Serbisë në BE

Kosovë

Deklaratë/ Pompeo takohet me Vuçiqin, thotë se SHBA është e gatshme ta përkrah anëtarësimin e Serbisë në BE

news image

Sekretari i amerikan i shtetit, Mike Pompeo e ka takuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Pompeo ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për kthimin në tryezën e dialogut me Kosovën dhe anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Twitter, transmeton Gazeta Sinjali.

 “Ishte kënaqësi të takohem me presidentin e Serbisë, Alkesandar Vuçiq për të diskutuar rëndësinë e kthimit në dialog me Kosovës dhe reformat e nevojshme për të arritur synimin e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ne jemi gati për të përkrahu të dyja çështjet”, ka shkruar Pompeo në Twitter.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës këto ditë ka qëndruar edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i cili ka zhvilluar takim edhe me homologun e tij, Aleksandër Vuçiq.

Në këtë takim morën pjesë i dërguari special i Amerikës në Kosovë-Serbi Richard Grenell dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Trumpit, Robert O ‘Brien./Gazeta Sinjali/