image Polonia publikon 3 javë me herët listën e futbollistëve për ndeshjen ndaj Shqipërisë

Futboll

Polonia publikon 3 javë me herët listën e futbollistëve për ndeshjen ndaj Shqipërisë

news image

Kombëtarja e Polonisë nuk ka pritur shumë dhe e ka publikuar listën e gjerë për dy ndeshjen e radhës të tetorit.

Së pari Polonia do të përballet me San Marinon më 9 tetor, ndërsa tre ditë më vonë më 12 tetor janë mysafirë të Shqipërisë.

Përballja me Shqipërinë pritet të jetë vendimtare për të dyja ekipet që janë në luftë të ashpër për pozitën e dytë në grup që siguron “Play Off-in”.

Para këtyre ndeshjeve, polakët kanë bërë të ditur listën e gjerë të futbollistëve të ftuar, ku bëjnë pjesë shumë emra të njohur në krye me Robert Lewandowskin.

Në listë fillimisht janë ftuar 29 futbollistë, por kjo listë do të shkurtohet më 27 shtator kur do të bëhet publike lista përfundimtare.

Kjo është lista e gjerë e futbollistëve të ftuar nga Polonia.

/Gazeta Sinjali Sporti/