image Polonia pritet t’i dhurojë Ukrainës avionë luftarakë brenda javësh

Botë

Polonia pritet t’i dhurojë Ukrainës avionë luftarakë brenda javësh

news image

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, ka thënë se vendi i tij mund të furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë MIG në katër deri në gjashtë javët e ardhshme.

Vendet perëndimore që i kanë furnizuar Ukrainës me armë, deri më tani kanë refuzuar të dërgojnë avionë luftarakë. Polonia ka thënë se do të ishte e gatshme të dërgonte avionë luftarakë në një koalicion shtetesh.

Angazhimi i Varshavës ndaj Kievit ka qenë i rëndësishëm për të bindur aleatët evropianë që t’i dhurojnë Ukrainës armë të rënda, duke përfshirë tanke.

/GazetaSinjali/