image Polonia "në luftë" me emigrantët në kufi me Bjellorusinë

Evropë

Polonia “në luftë” me emigrantët në kufi me Bjellorusinë

news image

Polonia ka rritur sigurinë në kufirin e saj lindor për shkak të shqetësimeve se një grup i madh emigrantësh po përpiqen të hyjnë në vend nga shteti fqinj, Bjellorusia.

Qeveria polake është mbledhur në një takim krize dhe ka vendosur 12 mijë trupa në kufirin me Bjellorusinë, transmeton BBC, përcjell Sinjali.

Shteti polak ka akuzuar Bjellorusinë për shtyrjen me qëllim të emigrantëve drejt kufirit, duke e përshkruar si aktivitet armiqësor.

Polonia, Lituania dhe Letonia thonë se ka pasur një rritje të numrit të njerëzve që përpiqen të hyjnë ilegalisht në vendet e tyre nga Bjellorusia në muajt e fundit. Shumë prej tyre janë emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Azia.

Bashkimi Evropian ka akuzuar presidentin autoritar të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko për lehtësimin e fluksit në shenjë hakmarrje ndaj sanksioneve.

Polonia është kritikuar për kthimin e emigrantëve dhe refugjatëve në kufi, ku po ashtu i është përgjigjur numrit të madh të njerëzve duke ndërtuar një gardh me gjemba.

Kushtet për emigrantët janë çnjerëzore dhe frika është rritur për sigurinë e tyre pasi që dimri në atë pjesë është shumë i ftoftë.

Ndërsa ata janë dëbuar nga Polonia dhe Bjellorusia nuk i lejon ata të kthehen, këta emigrant po e gjejnë veten të bllokuar nëpër pyjet e Polonisë ku disa prej tyre kanë vdekur nga hipertermia.

Ndërkohë qeveria e Lituanisë zhvendosi trupat në kufirin e saj me Bjellorusinë për t’u përgaditur  për një fluks të mundshëm emigrantësh dhe po e konsideron shpalljen e gjendjes të jashtëzakonshme. /Gazeta Sinjali/