Rreth 1.2 milion ukrainas kanë hyrë në Poloni qëkur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt, tha të martën Roja Kufitare Polake.
Sipas saj, mbi 141,500 kanë hyrë vetëm të hënën.
Kombet e Bashkuara thanë se numri i përgjithshëm i të zhvendosurve ukrainas ka kaluar 1.7 milion.
Disa prej tyre janë vendosur edhe në Moldavi, Sllovaki, Hungari dhe Çeki.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se Evropa duhet të përgatitet për miliona të zhvendosur nga Ukraina.